Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të zbrisnin dje në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League.
Të trija skuadrat shqiptare vinin pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin.
Egnatia priti Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse.
Rrogozhinasit fituan edhe mbrëmjen e djeshme përballë Dinamo Minsk, ku sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi me shifrat 1-0.
Dinamo City do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”.
Pas suksesit 1-2 në ndeshjen e parë, dinamovitët arritën një tjetër rezultat pozitiv duke kaluar më tej, pasi sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1.
Lidhur me këto ndeshje i ftuar në një intervistë në “Ora Neës” ishte ekspert sporti Uvil Zajmi, i cili konsideroi si arritje këto dy kualifikime, pasi siç tha ai, dy ekipet tona garantuan pjesëmarrjen e 4 ekipeve shqiptare në përfaqësimet evropiane në edicionin tjetër.
“Kualifikimi i Egnatias dhe Dinamos garanton pjesëmarrjen e 4 ekipeve shqiptare në Europë në edicionin tjetër.
Kjo është shumë e rëndësishme si për futbollin shqiptare ashtu edhe për vetë klubet sa i përket të ardhurave financiare.
Mendoni se nëse do të kishte vetëm një skuadër të kualifikuar atëherë do kishim vetëm dy ekipe dhe kjo do të ishte një dramë e madhe në të gjitha drejtimet.
Nisur nga ky fakt do ta konsideroja hap pozitiv kualifikimin e dy skuadrave shqiptare dhe eliminimin e dy të tjerave, duke qenë se garantuan një pjesëmarrje prej 4 skuadrash në edicionin tjetër në Evropë.
Notën 7 do t’i jepja këtyre ekipeve sepse pretendimet e skuadrave janë shumë më të mëdha”, u shpreh Zajmi.
Sakaq, Vllaznia do të udhëtonte drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, por ata nuk ia dolën që të ruanin këtë rezultat.
Për Zajmin dorëzimi i shkodranëve 3 minuta para përfundimit të ndeshjes ishte një zhgënjim total dhe për këtë nuk mund të fajësohet trajneri, por protagonistët në fushë.