Haaland iu përgjigjet me stil kritikëve

- Bota Sot

Haaland iu përgjigjet me stil kritikëve

Duke parë rrjedhën e sezonit të kaluar me Manchester City në Premier League dhe kualifikim të vështirë në Champions League, kuota prej 34 golash në 48 ndeshje e Erling Haaland kaloi disi në plan të dytë.

Sidoqoftë, gjiganti norvegjez, edhe në momentin më të ndërlikuar të historisë së fundit të klubit anglez, nuk u largua nga Guardiola dhe shokët e tij. Përkundrazi, firmosi një rinovim të përjetshëm deri në vitin 2034, duke iu dhënë fund edhe thashethemeve që e lidhnin me Real Madridin, si ëndërr e ndaluar e Florentino Perez.

Makthi i mbrojtësve në Premier League, Haaland shfrytëzoi kopertinën që “Time” i dedikoi për t’iu përgjigjur një prej kritikave më të zakonshme ndaj tij. Sipas kundërshtarëve, ai është thjesht një “makinë” për gola të lehtë, një “vjedhës zone”, që mjaftohet duke qëndruar pranë portës për ta shtyrë topin brenda.

“Cila është gjëja më e vështirë në futboll?” – pyet ai, përpara se të ndalet tek aftësia e tij për të shënuar të ashtuquajturit gola të lehtë, pra ato gola ku mjafton ta shtysh topin në rrjetë pranë portës bosh:

“Nëse je një tregtar i golave të lehtë, do të thotë që shënon shumë, apo jo? Mua më pëlqen kur njerëzit thonë që jam një tregtar golash të tillë. Kjo do të thotë që di të bëj mirë diçka që shumë të tjerë nuk janë në gjendje ta bëjnë”. Në këto fjalë reflektohet e gjithë forca e karakterit dhe ironia e Haaland.

Ndërkohë, dje Manchester City i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Txiki Begiristain. Ish-drejtori sportiv largohet pas 13 vitesh në detyrë. Spanjolli 60-vjeçar e kishte paralajmëruar largimin në tetor të vitit 2024, pas një shtyrjeje të mëparshme, ndërsa pasardhësi i tij, Hugo Viana, mori detyrën që në atë muaj. Begiristain ishte bërë pjesë e City në vitin 2012 dhe gjatë kohës së tij, klubi ka fituar 21 trofe, përfshirë 7 tituj të Premier League, 2 “FA Cup” dhe Champions League e parë në histori.



Read it all at Bota Sot