Kërkohet të ndjeket shembulli i Danimarkës edhe në vendet e tjera të Skandinavisë!

- Bota Sot

Kërkohet të ndjeket shembulli i Danimarkës edhe në vendet e tjera  të Skandinavisë!

Danimarka është për ndalimin e burkës dhe nikabit në hapësirat publike, por kjo nuk është e vetme!

Kështu deklaroi drejtoresha ekzekutive e barazisë, integritetit dhe diversitetit (LIM) për Norvegjinë, Sarah Gaulin për Nettavisen!

Edhe pse Danimarka kishte ndaluar mbulesat e fytyrës në vendet publike që nga viti 2018, Kryeministresha, Mette Frederiksen e pranon tani se ishte një gabim që nuk u përfshinë edhe institucionet arsimore në atë kohë!

“Tani jemi të obliguar të ndërmarrim  këtë hap të guximshëm dhe të rëndësishëm”!

Burka dhe nikabi nuk janë veshje neutrale, ato përfaqësojnë një ideologji që i bën gratë të pa dukshme, por edhe i largon qëllimisht nga sfera publike e shoqërisë.

Kjo mbulesë nuk është e rastësishme, përderisa është përdorur rregullisht nga regjime të tilla si talebanët, për të fshirë lirinë dhe të drejtën e grave! E njëjta veshje ka qenë tipar i zakonshëm edhe midis disa grave në Evropës të cilat u radikalizuan dhe më vonë iu bashkuan kalifatit në Siri….)

Bëhet fjalë për pushtet, kontroll, 

izolim social, presion fetar si dhe për një interpretim ekstrem të fesë që është në kundërshtim me vlerat e një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Kryeministrja Mette Frederiksen e thotë qartë: “Të kërkohet që të mbulohen plotësisht vajzat dhe gratë, kjo nuk është në përputhje me demokracinë”!

Shkolla duhet të jetë një vend i lirë nga presioni fetar.

Ajo kritikon krijimin e dhomave të lutjes nëpër shkolla dhe u kujton nxënësve se ata janë aty për të marrë arsim, jo për të praktikuar rituale fetare.

Shkolla duhet të jetë një hapësirë neutrale ku fëmijët dhe të rinjtë takohen si individë të barabartë, jo si përfaqësues të fesë, traditës apo kodeve të nderit….)

Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse një shoqëri e cila qëllimisht i ka zbutur elementët e shumicës së krishterë nëpër shkolla, për të krijuar më shumë hapësirë për ndryshueshmërinë e pikëpamjeve dhe vlerave njerëzore, parimi në fjalë duhet të zbatohet për të gjitha fetë, por jo vetëm për kulturën e shumicës…)

Kjo nuk ka të bëjë asnjëherë  me ndalimin e besimit, kjo ka të bëjë me mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë, për vajzat dhe gratë në shoqërinë tonë!

Frederiksen shprehet shkurt: “Zoti ka për detyrë të hapë rrugë “!

Disa vende evropiane kanë aplikue ndalime të plota për burkën dhe nikabin në hapësirat publike, përfshirë këtu Francën, Belgjikën, Austrinë dhe Holandën….)

Të njëjtat ndalime -kufizime janë vendosë edhe në disa vende muslimane; Tunizi, Marok, Algjeri, Çad, Taxhikistan dhe Uzbekistan!

Masat në fjalë  shpesh justifikohen për arsye sigurie, nevojë për identifikim dhe tjetra për mbrojtje të kulturës kombëtare!

Edhe pse feja Islame është feja shumicë në këto vende, autoritetet kanë përzgjedhë të kufizojnë përdorimin e veshjeve të cilat mbulojnë fytyrën në hapësirat publike.



Read it all at Bota Sot