Shtohen “dhimbjet e kokës” për Dajën

- Bota Sot

Shtohen “dhimbjet e kokës” për Dajën

Ante Rebiç, sulmuesi i njohur kroat, është zyrtarisht lojtari më i ri i Hajduk Split. I liruar së fundmi nga Lecce,

Rebiç ka nënshkruar kontratë me klubin kroat deri në verën e vitit 2026 dhe do t’i bashkohet menjëherë stërvitjes me ekipin e parë.

“Hajduk Split mirëpret një nga sulmuesit më të mirë kroatë të dekadës së fundit.

I urojmë shumë fat, suksese, paraqitje të mira dhe një grumbull golash me fanellën e bardhë!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Me këtë përforcim të rëndësishëm në repartin ofensiv, Hajduku përgatitet për përballjen në raundin e tretë të UEFA Conference League, ku do të jetë pikërisht rivali i radhës për Dinamo City, që sapo eliminoi Atletic Escaldes.

Për skuadrën e Ilir Dajës pritet një sfidë e vështirë ndaj një kundërshtari me eksperiencë dhe emra të njohur si Rebiç.



Read it all at Bota Sot