Lionel Messi ende nuk është zotuar për zgjatjen e kontratës së propozuar nga Inter Miami, e cila do ta mbante atë në Major League Soccer të paktën deri në vitin 2026.
Sipas gazetës Sport, kohëzgjatja e marrëveshjes do të varet nga numri i viteve që vetë argjentinasi është i gatshëm të nënshkruajë.
Klubi nga Florida po i ofron Messit fleksibilitetin për të përcaktuar vetë kohëzgjatjen e kontratës, duke i dhënë mundësinë të vlerësojë situatën sezon pas sezoni.
Kjo strukturë kontrate është e ngjashme me marrëveshjet që ai ka pasur më herët gjatë karrierës së tij.
Marrëveshja e re, e cila pritet të finalizohet në javët e ardhshme, do të përputhej me Kupën e Botës 2026 si dhe me hapjen e stadiumit të ri të Inter Miamit, duke e bërë qëndrimin e Messit në klub strategjik për zhvillimin e projektit sportiv dhe komercial të skuadrës.
Ndërsa Inter Miami shpreson ta mbajë Messin deri në vitin 2028, çka do t’i mundësonte atij të luajë deri në moshën 41 vjeçare, vendimi përfundimtar për afatin e kontratës ende nuk është marrë.
Vetë lojtari duket i përqendruar te performanca në fushë dhe jo te planet afatgjata.