Vinicius: Nuk e harroj nga vij

- Bota Sot

Vinicius: Nuk e harroj nga vij

Ylli i Brazilit dhe Realit të Madrid it, Vinicius Zhunior, ka dhënë një intervistë për revistën “GQ”, në të cilën ka folur hapur për shumë tema që lidhen me jetën e tij të përditshme.

Ai ka folur për suksesin, mënyrën se si përballet me presionin, rolin e tij si model për të rinjtë dhe njerëzit që e kanë frymëzuar gjatë gjithë karrierës së tij.

“Të luash në këtë nivel, për klubin më të madh në botë (Real Madrid) dhe për ekipin tim kombëtar (Brazil), ende ndihet si një ëndërr.

E di që udhëtimi im frymëzon të tjerët, veçanërisht fëmijët që vijnë nga vendi im. Dhe të dish që historia ime mund të motivojë dikë që të ndjekë ëndrrat e veta do të thotë gjithçka për mua.

Përfaqësimi i ekipit tim, vendit tim dhe familjes sime në skenat më të mëdha është diçka që nuk do ta marr kurrë si të mirëqenë”.



Read it all at Bota Sot