Loftus-Cheek: Trajner fantastik

- Bota Sot

Loftus-Cheek: Trajner fantastik

Sezoni i ri mund të jetë ai i rilindjes për Ruben Loftus-Cheek.

Mesfushori anglez, i vendosur menjëherë në qendër të projektit nga Allegri, ka shkëlqyer në miqësoren kundër Liverpool-it, duke gjetur edhe rrjetën në fitoren 4-2 të kuqezinjve: “Duhet të jemi të kujdesshëm, është futboll vere dhe e dimë mirë çfarë ndodh.

Liverpool mbetet një nga skuadrat më të mira në botë dhe është gjithmonë e vështirë ndaj tij.

E rëndësishme është që ne luajtëm shumë mirë në një ndeshje shumë të ndërlikuar. Jashtë Champions-it? Mund të na ndihmojë fizikisht.

Ne jemi Milani dhe duhet të rikthehemi në kompeticionet europiane sa më shpejt”.

Ashtu si Leao dhe Pulisic, edhe Loftus-Cheek ka fjalë të mëdha për trajnerin: “Allegri ka krijuar një konkurrencë të shëndetshme mes lojtarëve. Çdokush e dëshiron vendin në formacion dhe të gjithë ndiejmë se mund ta fitojmë atë, nëse stërvitemi dhe luajmë mirë.

Është një trajner i madh dhe njeri fantastik. Di si të krijojë atmosferë pozitive. Një atmosferë e mirë krijon skuadër të madhe. Si grup po rritemi dhe ndjesitë janë shumë pozitive”.



Read it all at Bota Sot