Ditë vendimtare për transferimin e mundshëm të Ademola Lookman nga Atalanta te Interi.
Zikaltërit kanë paraqitur një ofertë prej 45 milionë eurosh dhe janë në pritje të përgjigjes përfundimtare nga klubi bergamask.
Nigeriani mbetet objektivi kryesor për drejtuesit Marotta dhe Ausilio, që duan t’i dhurojnë trajnerit Cristian Chivu një sulmues me shpejtësi dhe fantazi.
Inter nuk dëshiron të mbetet e papërgatitur në rast të një përgjigjeje negative nga Atalanta dhe ka vënë në shënjestër dy alternativa serioze nga kampionatet evropiane.
Sulmuesi belg 25-vjeçar, që aktivizohet me RB Leipzig, është një nga emrat që po vlerësohet me kujdes.
Vlera e kartonit të tij është e krahasueshme me atë të Lookman, por problem mbetet klauzola prej 80 milionë eurosh dhe paga prej rreth 5 milionë eurosh plus bonuse.
Në sezonin e kaluar, Openda shënoi 13 gola dhe dhuroi 11 asistime në 45 ndeshje.
Një tjetër pistë është ajo e francezit Christopher Nkunku, i cili pritet të largohet nga Chelsea, pasi menaxherët e tij janë duke e ofruar në treg.
.Kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndoshta edhe pak më pak, por pengesë kryesore mbetet paga: rreth 10 milionë euro në vit, shifër e lartë edhe në rastin e aplikimit të Dekretit të Rritjes. Në sezonin e kaluar, Nkunku regjistroi 15 gola dhe 5 asistime në 48 ndeshje.