Ilir Daja: Kualifikimi mes vuajtjesh më shijon më shumë

- Bota Sot

Ilir Daja: Kualifikimi mes vuajtjesh më shijon më shumë

Askush nuk mund të jetë më i lumntur se Ilir Daja. Kualifikimi i Dinamos në raundin e 3-të të Conference League ka gëzuar të gjithë. Dinamovitët triumfuan 3-2 me rezultat të përgjithshëm ndaj Atletic Escaldes, me “Blutë” që bëhen protagonistë në Europë pas 15 vitesh.

Daja tregon se gjithmonë e shijon më shumë suksesin mes vuajtjesh. Sipas timonierit dinamovitët kjo sfidë do të mbahet mend gjatë për kualifikimin historik të skuadrës.

Padiksutim që suksesin e ndan e me lojtarët, tifozët dhe presindetin Bardhi, me këtë të fundit që ka investuar te Dinamo dhe ka besuar tek ky ekip.

“Ndonjëherë kualifikimi mes vuajtjesh të shijon më shumë. Është një ndeshje që do të mbahet mend për kualifikimin historik për Dinamon, sepse për herë të parë kalon në turin e tretë në kompeticionet europiane.

Kemi bërë mirë në pjesën e parë, ku mund ta çonim rezultatin që të na jepte një farë qetësie, sidomos me rastin e Mandelës që ishte përballë me portierin.

Pastaj e mori iniciativën kundërshtari me qarkullimin e topit në zona të parrezikshme, sepse gjuajtjet në portë ishin të pakta.

Më shumë sesa goli i barazimit, dy kartonë të verdhë të Karambës, një lojtar me vlera, por është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka eksperiencë në të tilla kompeticione, sepse nuk kishte pse të bënte dy ndërhyrje të tilla në mesin e fushës.

Vuajtëm, sepse me një lojtar më pak edhe kundërshtari nuk kishte se çfarë të humbte dhe sulmoi me shumë forca. Ne duhet të dilnim nga krahët, sepse aty numri i lojtarëve ishte i barabartë.

Është një sakrificë e lojtarëve të mi që edhe në situata të vështira ia dalin, ku e kemi treguar edhe në kampionat, edhe në ndeshjen e kupës po në 20 minutat e fundit kemi pasur të njëjtën situatë.

Ndonjëherë sakrifica e djemve shpërblehet dhe ky kualifikim i shkon tifozëve, lojtarëve dhe presidentit Bardhi që ka disa vite që ka investuar dhe sot Dinamo e tij gjendet në turin e tretë në Conference League”, ka përfunduar Daja.



Read it all at Bota Sot