Nga 1 gushti, duhet të deklaroni adresën për të marrë certifikatat në e-Kosova

- Bota Sot

Nga 1 gushti, duhet të deklaroni adresën për të marrë certifikatat në e-Kosova

Njoftim!

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ju informon se, duke filluar nga sot, datë 1 Gusht 2025, për të marr certifikata të gjendjes civile nëpërmjet Platformës eKosova (Certifikatën e lindjes, Ekstraktin e lindjes, Certifikatën e vendbanimit, etj.), është e nevojshme që së pari të deklaroni adresën zyrtare të vendbanimit. Ky proces po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit nëpërmjet Platformës eKosova është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë. Hapat që duhet ndjekur për të deklaruar adresën zyrtare:

1. Identifikohuni në Platformën eKosova

2. Zgjidhni seksionin “Shërbime”

3. Klikoni mbi “Adresa”

4. Zgjidhni shërbimin “Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”

5. Plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara dhe klikoni butonin “Ruaj”.

Pasi aplikimi juaj të jetë aprovuar nga zyrtarët e gjendjes civile, do të mund të shkarkoni sërish dokumentet e nevojshme në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa.

Platforma e shërbimeve elektronike eKosova



Read it all at Bota Sot