Një tjetër emër i madh i bashkohet Dritës

- Bota Sot

Një tjetër emër i madh i bashkohet Dritës

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, vazhdon me përforcime për edicionin e ri. 

Skuadra nga Gjilani është edhe në rrethin e tretë të kualifikueseve të garave në Europa League, ku do të ndeshen me Steaua-n e Bukureshtit.

"Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj!

Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv.

Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona.

Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani”, njofton FC Drita.



Read it all at Bota Sot