Amir Rrahmani: Ëndërroja për Premier League, tani mendoj për Napolin

- Bota Sot

Amir Rrahmani: Ëndërroja për Premier League, tani mendoj për Napolin

Amir Rrahmani, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, në të gjithë fushën. Futbollisti i Napolit ka folur për ëndrrën e hershme të tij, emocionet e titullit me të kaltërit dhe këshillat për të gjithë ata që duan të bëhen futbollistë.

“Ka qenë një vit i vështirë, më është dashur ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time të lirë. Në vitin 2023, më kujtohet shumë kur ishim disa pikë përpara, por ishte hera e parë që ishim në prag të fitimit të një titulli.

Ishim 15 pikë përpara dhe kishim frikë se mos e humbisnim! Për titullin e dytë, ndeshja kundër Parmës ishte padyshim një dramë, pastaj kundër Cagliarit dhe fitorja përfundimtare”.

“Komplimenti më i mirë? Më thanë se kisha fituar dy tituj si Maradona, dhe kjo është një gjë e madhe. Një ëndërr? Ëndërroja për Premier League, si fëmijë, ishte liga më e mirë në botë. Por tani jam këtu dhe jam i përqendruar te Napoli”.

“Kujtdo që dëshiron të bëhet futbollist, i them: puno çdo ditë, mos u dorëzo kurrë, jep gjithçka edhe kur nuk do të stërvitesh, bëje edhe kur je i lodhur. E kuptova se isha bërë profesionist kur isha 17 vjeç, kur luaja në Shqipëri”.



Read it all at Bota Sot