Shtimja pritet të bëhet me një stadium të dytë

- Bota Sot

Shtimja pritet të bëhet me një stadium të dytë

Shtimja pritet të bëhet me një stadium të dytë futbolli, përkrah atij kryesor që është drejt përfundimit.

Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka njoftuar se shumë shpejt do të nisin punimet për stadiumin ndihmës, i cili do të ndërtohet në vendin ku dikur gjendej stadiumi historik i Lagjes së Pajtimit.

Në një njoftim në rrjete sociale, Aliu e ka quajtur këtë projekt si një investim madhor për zhvillimin e sportit dhe gjeneratave të reja, duke thënë se vendi i përzgjedhur për ndërtimin e stadiumit ruan kujtime të arta për komunitetin sportiv të qytetit.

Punimet do të realizohen në partneritet me Federatën e Futbollit të Kosovës, me një memorandum bashkëpunimi të nënshkruar sot, i cili parasheh një vlerë investimi mbi 310 mijë euro. “Shtimja do të bëhet epiqendër e sportit me kushtet më të mira për sportistët tanë”, ka deklaruar Aliu, duke falënderuar FFK-në dhe kryetarin e saj për gatishmërinë dhe partneritetin.

Ndërkohë, kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se ndërtimi i stadiumit në Shtime është pjesë e planit të federatës për rritjen e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin. “Projektit ‘Çdo 45 ditë nga një fushë’ do t’i shtohet edhe fusha e radhës në komunën e Shtimes”, ka theksuar Ademi.



Read it all at Bota Sot