Shefi ekzekutiv i Premier League ka bërë me dije se Premier League do të vazhdojë të luhet mes 20 skuadrash dhe se nuk do të ketë një reduktim të këtij numri si pasojë e kalendarit të ngjeshur.
“Nuk mendoj se duhet të reduktojmë numrin e ekipeve. Unë dua që kampionati ynë të jetë konkurues dhe cilësorë, por nuk jam dakord që askush të preket nga reforma, të cilat nuk janë të frytshme”, tha Richard Masters për “BBC”.
Siç dihet kalendari i ngjeshur detyroi Ligue 1 franceze që të reduktonte numrin e ekipeve nga 20 në 18 në sezonin 2023-2024.
Por kjo mundësi është përjashtuar kategorikisht nga shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters.