Erling Haaland shfrytëzoi një intervistë me revistën prestigjioze Time për t’iu përgjigjur njërës prej kritikave më të zakonshme ndaj tij: se ai shënon vetëm gola të lehtë, gola ku sulmuesi thjesht e çon topin në rrjetë.
Në moshën 25 vjeç, lojtari norvegjez vazhdon të mahnisë, duke shënuar mbi 300 gola në karrierë në vetëm 370 ndeshje, një sukses i arritur shumë më shpejt se legjenda si Kylian Mbappé, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Cila është gjëja më e vështirë në futboll? Nëse je një ‘ekspert i golave të lehë’, kjo do të thotë që shënon shumë gola, apo jo? Më pëlqen të më thërrasin kështu, e dua këtë përkufizim, do të thotë që bëj diçka mirë që shumë të tjerë nuk mund ta bëjnë”.
Më pas, Haaland la mënjanë krahasimet me lojtarët më të mirë në botë, duke deklaruar: “Nuk jam më i miri në botë, jam njëri prej tyre. Askush nuk mund t’ua heqë kurrë rekordet Messit dhe Ronaldos, madje as unë”.
Kështu, pavarësisht kritikave, Haaland e përqafon plotësisht rolin e tij si një golashënues i frytshëm, pa pakënaqësi ndaj atyre që e konsiderojnë thjesht një “oportunist”.