Rubin Kazan huazon sulmuesin e Kombëtares shqiptare te klubi italian

- Bota Sot

Rubin Kazan huazon sulmuesin e Kombëtares shqiptare te klubi italian

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni do të vijojë karrierën te skuadra e Sampdorias që militon në Serinë B italiane. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi xhenoves, nëpërmjet faqen zyrtare.  

Bëhet fjalë për një huazim nga Rubin Kazani, me mundësi blerje, në rast se 24-vjeçari do të arrijë të bindë drejtuesit e Sampdorias.  

Çuni është aktivizuar 1 ndeshje me fanellën kuqezi më 17 tetor të vitit 2023, teksa vitin e kaluar u shit nga Frosinone drejt Rubin Kazan për 2 milionë euro. 

Sulmuesi e njeh mjaftueshëm futbollin italian, teksa numëron 22 paraqitje në Serinë A dhe 3 në Serinë B, ku në total ka shënuar 2 gola.



Read it all at Bota Sot