Armando Broja gjen skuadrën e re për të vazhduar karrierën në Premier League

- Bota Sot

Armando Broja gjen skuadrën e re për të vazhduar karrierën në Premier League

Armando Broja zgjidh dilemat për të ardhmen dhe do të vazhdojë karrierën në Premier Ligë, ndonëse jo më të klubi i Çelsit.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabris Haukins, të konfirmuar nga burime të ndryshme në Angli, Çelsi dhe Bërnli kanë arritur një akord për transferimin e futbollistit. 

Sipas Fabricio Romano, Broja do të transferohet atje jo më në formë huazimi, por me formulën e shitjes përfundimtare.

Bëhet e ditur se edhe lojtari ka dhënë pëlqimin e tij për këtë destinacion dhe do të udhëtojë që nesër për vizitat mjekësore dhe firmën me skuadrën e re, me të cilën do të vazhdojë karrierën.

Bërnli, i cili drejtohet nga ish-mesfushori i njohur anglez Skot Parker, u ngjit këtë sezon nga Championship përsëri në elitë, por ka synime që të përforcohet me emra cilësorë që të mos bëjë përsëri rrugën e kundërt në fund të sezonit, Kohët e fundit kësaj skuadre iu bashkua edhe një emër shumë i njohur si Kajl Uoker, ish-kapiteni i Mançester Sitit.



Read it all at Bota Sot