UEFA zyrtarizon gjyqtarin që nuk ka drejtuar kurrë klubet shqiptare

- Bota Sot

UEFA zyrtarizon gjyqtarin që nuk ka drejtuar kurrë klubet shqiptare

UEFA ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes së parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës mes sllovenëvë te Olimpija Ljubljanës dhe Egnatias.

Rrogozhinasit luajnë ndeshjen e parë në transfertë këtë të enjte përballe kampionëve të Sllovenisë që janë një rival shumë i fortë.

UEFA ka zyrtarizuar orën 20:00 për fillimin e sfidës, që do të luhet në “Stadion Stozhiice”, impiantin prej 16 mijë vendesh që ka kushtuar rreth 120 milionë euro dhe në të cilin luan edhe përfaqësuesja e Sllovenisë.

Njëkohësisht, UEFA ka caktuar për këtë sfidë një trupe skoceze për të drejtuar ndeshjet.

Skocezi Xhon Biton, i cili nuk ka precedentë me klubet shqiptare në Europë, do të jetë kryesor i takimit, i mbështetur nga asistentët Devid MekGiçi dhe Grem Stjuart, me Kalum Skot si gjyqtar i katërt. Donald Robertson është caktuar në sallën e VAR-it për këtë duel, ndërsa Rajan Li do të jetë në AVAR.



Read it all at Bota Sot