Chelsea i ofron Unitedit dy lojtarë për transferimin e Garnachos

- Bota Sot

Chelsea i ofron Unitedit dy lojtarë për transferimin e Garnachos

Chelsea i ka ofruar dy lojtarë Manchester Unitedit në përpjekje për të gjetur një zgjidhje kreative që do ta sillte Alejandro Garnachon në ‘Stamford Bridge’. 

‘Blutë’ kanë qenë të interesuar për Garnachon që në afatin kalimtar të janarit dhe kanë ringjallur interesimin për reprezentuesin argjentinas këtë verë. 

Manchester United e ka nxjerrë në shitje 21-vjeçarin, pasi trajneri Ruben Amorim e informoi në fund të sezonit të kaluar se ishte i lirë të largohej. 

Garnacho ka stagnuar në ‘Old Trafford’, duke kaluar nga një prej lojtarëve më të vlerësuar në klub në një lojtar i zakonshëm i skuadrës, me paraqitje të paqëndrueshme. 

Chelsea beson se mund ta rikthejë në formë Garnachon dhe synon ta sjellë në Londrën Perëndimore, pavarësisht konkurrencës së madhe në repartin e sulmit. 

Edhe pse United e ka ulur kërkesën fillestare, klubi vazhdon të kërkojë rreth 50 milionë euro për Garnachon, i cili ka zhvilluar 93 paraqitje në Ligën Premier dhe ka fituar tetë ndeshje me Argjentinën. 

Chelsea heziton të paguajë këtë shumë dhe, si kompromis, ka ofruar Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunku si pjesë të marrëveshjes, sipas The Athletic. 

Manchester United ka shprehur interes për të dy lojtarët, pasi Amorim kërkon të forcojë më tej repartin ofensiv pas transferimeve të Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo. 

Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ raportohet se e kanë përjashtuar mundësinë e një shkëmbimi Garnacho-Jackson, pasi besojnë se sulmuesi i Chelseat është i vlerësuar mbi çmimin real.



Read it all at Bota Sot