Mascherano flet për të ardhmen e Messit

- Bota Sot

Mascherano flet për të ardhmen e Messit

Ylli argjentinas Lionel Messi, mund të zgjasë qëndrimin e tij te Inter Miami, mes spekulimeve se ai mund të luajë edhe tre vite të tjera.

Kupa e Ligave është në zhvillim, por tema e rinovimit të mundshëm të kontratës së Messit me Inter Miamin mbetet gjithmonë aktuale.

Së fundmi ka pasur spekulime të shtuara se argjentinasi mund të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2028.

Duke folur përpara përballjes së të shtunës në Kupën e Ligës kundër Necaxas, trajneri i Miamit, Javier Mascherano, komentoi statusin e Messit.

“Sa i përket Leos, të gjithë shpresojmë që ai të rinovojë kontratën. Do të jetë një vendim mes tij dhe klubit, është diçka që po diskutohet në mënyrë private.

Kur të vijë momenti i duhur dhe nëse arrijnë një marrëveshje, ata do ta njoftojnë. Edhe unë i kam parë ato thashetheme, por e vetmja gjë që mund të them është se të gjithë shpresojmë që ai të qëndrojë me ne”, ka thënë Mascherano.

Kontrata e Lionel Messit me Inter Miamin pritet të përfundojë në dhjetor, por ata nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet, klubi raportohet se po synon t’i ofrojë atij një kontratë të re me zgjatje për disa vite të tjera.

Sipas disa raportimeve, Inter Miami është e interesuar t’i ofrojë yllit argjentinas një rinovim prej tre vitesh.



Read it all at Bota Sot