Festë te Partizani, shkak bëhet Xhulio Skuka

- Bota Sot

Festë te Partizani, shkak bëhet Xhulio Skuka

Dita e sotme është festë në kampin e Partizanit. Sot, sulmuesi i “Demave të Kuq”, Xhuliano Skuka feston ditëlindjen e tij të 27-të. Ndërkohë që urimi nuk mund të mungonte nga klubi kryeqytetas.

“Edhe 100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanellën e kuqe”, shkruan Partizani në rrjetet sociale.

Ndërkohë që krah urimit është publikuar edhe një foto e sulmuesit dibran.

Kujtojmë se me Partizanin, Skuka ka luajtur në 3 periudha të ndryshme. Ai ka marrë pjesë në 67 ndeshje, duke ia dalë që të shënojë 29 gola dhe të asistojë në 11 të tjerë.



Read it all at Bota Sot