Nuk arriti që ta kualifikonte skuadrën në garat evropiane

- Bota Sot

Nuk arriti që ta kualifikonte skuadrën në garat evropiane

Benjamin Sesko do të bëjë hapin e madh gjatë këtij afati kalimtar.

Dy skuadrat e Premierligës, Manchester United dhe Newcastle janë të dyja skuadrat që kanë shprehur interesim për talentin slloven.

Largimi i mundshëm i Alexander Isakut drejt Liverpoolit, bëri drejtuesit e “Laraskave”, të ofrojnë shumën prej 75 milionë euro për sllovenin, që do ta bënte blerjen më të shtrenjtë në historinë e “Bardhezinjëve”.

Sesko, ishte një nga lojtarët më të mirë të RB Leipzigut sezonin që lamë pas, duke shënuar 21 gola në 45 paraqitje.

Pavarësisht formës së lartë të treguar në Bundesliga, ai nuk arriti që ta kualifikonte skuadrën në garat evropiane, pasi që përfunduan në vendin e 7-të.



Read it all at Bota Sot