Hajduku Split ‘dobësohet’ para Dinamos

- Bota Sot

Hajduku Split ‘dobësohet’ para Dinamos

Filip Uremovic nuk është më pjesë e Hajduk Split.

Mbrojtësi i kombëtares së Kroacisë, ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në vendlindje, për të nisur një të re në Japoni.

Një lajm ky që shkon edhe në “veshin” e Egnatias. Kështu, Hajduk humb shërbimet e një prej mbrojtësve të rëndësishëm, i cili ka edhe 6 ndeshje me përfaqësuesen kroate.

Largimi i 28-vjeçarit, mund të jetë një plus për “djemtë” e Ilir Dajës.

Kujtojmë se ndeshja e parë do të luhet më 7 gusht në Kroaci, ndërsa e kthimit 7 ditë më vonë në “Elbasan Arena”.



Read it all at Bota Sot