Ylli i Liverpool-it drejt Arabisë Saudite

- Bota Sot

Ylli i Liverpool-it drejt Arabisë Saudite

Aventurës së Darwin Nunez te Liverpool i ka ardhur fundi. Sulmuesi uruguaian është drejt largimit nga kampioni në fuqi i Anglisë, pasi nuk është në planet e Ruben Amorim për sezonin e ri.

Edhe pse për të ka interes nga shumë klube të njohura në Europë, momentalisht ekipi i vetëm që po bën lëvizje konkrete për transferimin e Nunez është Al-Hilal.

Liverpool kërkon të paktën 60 milionë euro për të lënë të lirë Darwin Nunez, shifër kjo shumë e lartë, duke parë formën jo të mirë të treguar nga 26-vjeçari gjatë sezonit të kaluar.

Shumica e klubeve në Europë që interesohen për Nunez janë më shumë për huazimin e tij, ndërsa Liverpool kërkon shitjen përfundimtare. Këtë kërkesë duket se e plotëson deri tani vetëm Al-Hilal. Klubi arab është i gatshëm të ofrojë shumën e kërkuar nga Liverpool si dhe një pagë të majme për urguianin.

Gjithsesi, ende nuk dihet nëse Nunez do pranonte të “mbyllte” karrierën në Europë kaq shpejt.



Read it all at Bota Sot