De Biasi rrëfen batutën e Ramës

- Bota Sot

De Biasi rrëfen batutën e Ramës

Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, tregoi hapat kryesorë të karrierës së tij të gjatë si futbollist dhe trajner.

Tekniku, i cili kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në finalet e një Europiani, tregon se pengu i tij i madh ishte që nuk mori Italinë pas aventurës me kuqezinjtë në “Euro 2016”.

Kur u ndal në periudhën që kaloi si komisar teknik i Shqipërisë, De Biasi rrëfeu edhe bashkëbisedimin që pati me Kryeministrin Rama në momentin që u nderua me titullin “Kryqi i Skënderbeut”. “U kualifikuam në ‘Euro 2016’ falë edhe një fitoreje që morëm në Portugali përballë ekipit të CR7-ës.

Atje nisi miqësia ime me Edi Ramëm, një tifoz i juventin, por ky fakt s’ka qenë problem për mua. Rama modernizoi Shqipërinë, e çoi në të ardhmen. Sot Tirana është një qytet i ri dhe dinamik. Kur Rama më dha ‘Kryqin e Skënderbeut’, nderi më i lartë i vendit, më kërcënoi se do ma hiqte pasaportën nëse firmosja për ndonjë tjetër…

Rama më dha pasaportë diplomatike shqiptare, me të cilën shkoj kudo, më ka zgjidhur disa probleme në vende të vështira. Kur ka radhë në aerporte, unë kaloj direkt”, tregon De Biasi.



Read it all at Bota Sot