Gjeneratat e mesme dhe të vjetra i kujtojnë vitet e arta të Prishtinës së famshme të viteve të 80-ta.
Të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri kur dy herë i mori pikë Hajdukut në “Polud” duke luajtur baras (2:2).
Dy herë Prishtina ka luajtur baras në Split, por e veçojmë ndesbjen e 15 marsit të vitit 1986 përkatësisht të javës së 20-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë.
Fadil Vokrri e Fadil Muriqi nuk u përmbajtën ndaj Hajdukut të portierit Varvodiq.
Vokrri e Muriqi shënuan por kontrbut të madh kishte dhënë edhe Kujtim Shala që nxori penalltinë
Zllatko dhe Zoran Vujoviqi, së bashku Blazh Slishkoviqin, Aljosh Asanoviqit, Ivan Gudelin, Zoran Vuliqin etj. nuk kishin formulë se si të mposhtin Prishtinën.
Hajduku i madh tani do të takohet me skuadrën e kryeqytetit shqiptar, Dinamo Cityn e Tiranës së Ilir Dajës.
Ndeshja e parë do të luhet në javën e ardhshme (7 prill) në Split dhe e kthimit më 14 gusht në Tiranë në kuadër të rrethit të tretë të kualfiikueseve në Conference League.
Nuk është Hajduku i madh si dikur me Vujoviqin e Vuliqin por ka ekip të mirë edhe sot.
Më 15 mars, 1986
Hajduku – Prishtina 2:2
Stadiumi “Polud”, Split.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: Popev.
Për Hajdukun shënuan Aljosh Asanoviq (3- nga penalltia), Blazh Slishkoviq (50) dhe për Prishtinën Fadil Muriqi (30 - nga penalltia) e Fadil Vokrri (72).
Hajduku: Varvodiq 6, Milush 6, Petroviq 5, Gudel 6 (Deveriq), Vuliq 6, Çeliq 6, Zllatko Vujoviq 7, Slishkoviq 7, Zoran Vujoviq 6, Asanoviq 7 dhe Jerolimov 6.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Favzi Rama 7, Shefqet Sinani 6, Sahit Kelmendi 8, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 7, Rafet Prekazi 7 (Zoran Llukiq), Fadil Vokrri 8, Fadil Muriqi 8 dhe Miodrag Çirkoviq 6 (Arbnor Morina).