Bryan Mbeumo pritet të debutojë së shpejti me Manchester United, siç ka bërë të ditur trajneri Ruben Amorim për ndeshjen e së dielës.
Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ shpjegoi se sulmuesi nga Kameruni, i cili u transferua nga Brentford për 71 milionë euro në këtë afat kalimtar, do të bëjë paraqitjen e tij të parë me fanellën e United.
Klubi ka luajtur tashmë miqësore ndaj Leeds, West Ham dhe Bournemouth gjatë përgatitjeve verore, por Mbeumo nuk ka qenë i gatshëm për të marrë pjesë.
Megjithatë, me ndeshjet e ardhshme ndaj Everton dhe Fiorentina në këtë periudhë përgatitore, Mbeumo do të ketë mundësinë të përshtatet me skuadrën dhe të marrë minuta para nisjes së sezonit.
“Do të luajë. Jam shumë i emocionuar ta shoh duke luajtur dhe se çfarë mund të sjellë për ekipin tonë. Por isha gjithashtu shumë i kënaqur me lojën e skuadrës në ndeshjen e fundit”.
“Ndoshta në fillim duke parë formacionin do të thoshit ‘asgjë për të parë sot’, por unë isha shumë i emocionuar sepse e di që mund të bëjmë më mirë. Kështu që gjithmonë jam entuziast, sidomos në këtë moment”, ka thënë Amorim.
Edhe pas transferimeve të Mbeumo dhe Matheus Cunha, Manchester United vazhdon të kërkojë përforcime të tjera.
Sipas lidhjeve të fundit, klubi është interesuar për sulmuesin e Leipzig, Benjamin Sesko, por raportet e së shtunës sugjerojnë se lojtari slloven mund të jetë afër kalimit te Newcastle.