Në mbledhjen më të fundit bordi i Shtutgart ka vendosur që të caktojë edhe një çmim për sulmuesin e talentuar Nick Woltemade.
Sipas shtypit gjerman 23-vjeçari gjatë javës së parë të grumbullimit për përgatitjet për sezonin e ri është stërvitur me profesionalizëm edhe pse prej javësh ka një akord me Bayern-in.
Siç dihet për 23-vjeçarin është gati në Mynih një kontratë shumë herë më e mirë se ajo aktuale që ka me Shtutgart, por klubi i tij nuk ka pranuar asnjë nga dy ofertat e bëra nga Bayern.
Klubi bavarez ka vendosur që të mos prezantojë më asnjë ofertë tjetër pas 55 milionë eurove të ofruara për lojtarin pak ditë më parë.
Sipas bordit të Shtutgart vlera e 23-vjeçarit është rreth 65 milionë euro dhe nëse një ekip nuk prezantohet me këtë shifër atëherë nuk pritet që të ketë bisedime me askënd.