Gati të transferohet në Londër

- Bota Sot

Gati të transferohet në Londër

Alehandro Garnaço duket se është gati të “tradhtojë” Mançester Junaitid, pasi po kërkon me ngulm transferimin te rivalët e “Djajve të Kuq”.

Ditët e fundit mediat britanike raportojnë se talenti argjentinas është ende i vendosur për t’u transferuar te Çelsi, pavarësisht interesit në rritje nga klube jashtë Anglisë.

Sipas burimeve të afërta me lojtarin, Garnaço e kishte prioritet kalimin te blutë e Londrës që në merkaton e janarit dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar as kur ka nisur muaji i fundit i merkatos verore.

Çelsi pritet të bëjë një ofertë konkrete për 21-vjeçarin gjatë kësaj periudhe, ndërsa vetë lojtari është në pritje të lëvizjes londineze, duke injoruar ofertat nga jashtë Premier Ligës. Interesimi i Çelsit dhe vullneti i vetë lojtarit për të ndërruar fanellë mund të përshpejtojnë largimin nga “Old Trafford”.

Nëse lëvizja konkretizohet, Garnaço do të bëhej një nga transferimet më të diskutueshme të kësaj merkatoje. Jo vetëm për vlerën e kartonit, por sidomos për faktin se do të kalonte nga një rival historik, te një tjetër në Premier Ligën angleze.



Read it all at Bota Sot