Xabi Alonso duhet të marrë një vendim të vështirë si trajner i Real Madridit.
Trajneri bask duhet të vendosë cilin do mbajë mes Endrick ose Gonzalo Garcia. Real Madridi është i qartë se nuk do t’i mbajë të dy në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, sipas asaj që raporton Diario AS. Vetëm njëri prej tyre do të shoqërojë Kylian Mbappe në rotacionin ofensiv.
Endrick nuk arriti dot të tregonte vlerat e tij sezonin e kaluar. Real Madrid ka paguar 60 milionë euro për brazilianin te Palmeiras, por deri tani nuk ka arritur dot të jetë bindës në fushën e lojës.
Në anën tjetër, Gonzalo Garcia i ardhur nga ekipi i të rinjve, shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube, ku shënoi 3 gola dhe dha 1 asist. Në fund do jetë Xabi Alonso që do vendosë cilin do mbajë në ekipin e parë. Gjithsesi për tjetrin nuk do të ketë largim përfundimtar nga Real Madrid, por me siguri huazim të thjeshtë diku tjetër.