Dodaj i pafat në debutimin me CSKA Sofjen!
Talenti shkodran Kevin Dodaj, ishte i pafat në debutimin me fanellën e CSKA Sofjen në elitën e futbollit bullgar.
Sulmuesi 19-vjeçar, u aktivizua nga stoli në minutën e 60-të në duelin ndaj Lokomotiva Plovdiv, ku vendasit triumfuan me rezultatin 1 me 0.
Dodaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 85-të, teksa në minutën e 94-t, pas një harkimi nga këndi, tentoi të shënonte një eurogol me roveshatë, por fati nuk ishte me të, teksa gjuajtja shkoi drejt e në duart e portierit.