Në një atmosferë magjike pranë Kalasë së Prizrenit, në shoqërinë e qindra artdashësve, është hapur zyrtarisht edicioni i 24-të i festivalit “DokuFest”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Festivali do të sjellë mbi 100 filma nga rreth 50 vende, të ndarë në 7 kategori garuese, të cilët do të shfaqen në 8 kinema të qytetit për 9 ditë me radhë.
Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë kulturore dhe ekonomike të festivalit, duke shtuar se nga viti 2022, DokuFest gëzon përkrahje institucionale të qëndrueshme, ndërsa mbështetja gjatë katër viteve të fundit ka qenë më e larta ndonjëherë për këtë ngjarje.