Akuzohet se ka shpërndarë video me përmbajtje s*ksuale të një të miture, prokuroria kërkon 2.5 vite burg

- Bota Sot

Akuzohet se ka shpërndarë video me përmbajtje s*ksuale të një të miture, prokuroria kërkon 2.5 vite burg

Prokurori ka propozuar dënimin me 2.5 vite burg për mbrojtësin e ekipit K19 të Real Madridit, Raul Asencio, i cili akuzohet për shpërndarje të videove me përmbajtje seksuale që përfshin një vajzë të mitur.

Asencio, 21 vjeç, dhe tre bashkëlojtarë të tij nga skuadra U19 të klubit madrilen, ishin nën hetim që prej shkurtit, kur çështja doli në dritë.

Më 15 maj 2025, ndaj Asencio u ngritën zyrtarisht akuza për shpërndarje të pornografisë me të mitur, një zhvillim që i ka përkeqësuar ndjeshëm pozitat ligjore.

Sipas akuzës, videoja në fjalë është xhiruar në qershor të vitit 2023 dhe tregon skena seksuale mes bashkëlojtarëve të Asencio dhe dy vajzave, njëra 18 dhe tjetra 16 vjeç.

Asencio vetë nuk shfaqet në video dhe nuk ka marrë pjesë në aktet seksuale, megjithatë ka kërkuar që videoja t’i dërgohej dhe më pas e ka shpërndarë te persona të tjerë.

Çështja u përshkallëzua kur nëna e 16-vjeçares, e informuar për ekzistencën e videove që janë xhiruar pa pëlqimin e vajzave, bëri kallëzim penal në polici. Kjo çoi në hapjen e një hetimi që përfshiu edhe lojtarët e tjerë të përfshirë.

Asencio rrezikon tashmë të dënohet me 2.5 vite burg, sipas rekomandimit të prokurorit, edhe pse nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në aktet e regjistruara.

Hetimet mbeten të hapura edhe për pjesëtarët e tjerë të përfshirë në incidentin e rëndë që ka tronditur ambientin sportiv spanjoll.



Read it all at Bota Sot