Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë rritur dukshëm, veçanërisht në hyrje te Dheu i Bardhë, ku kolona ka arritur deri në 500 metra. Udhëtarëve që presin për të hyrë në Kosovë, u duhet të kalojnë deri në 90 minuta në pritje.
Në dalje nga kjo pikë kufitare, kolona është më e shkurtër, rreth 250 metra, por edhe aty ka vonesa të konsiderueshme.
Ndërkohë, në pikëkalimet kufitare në Vërmicë dhe Muçibabë, pritjet luhaten nga 20 deri në 30 minuta.
Pikat tjera kufitare aktualisht janë më të qeta dhe nuk raportohet për pritje të gjata.