I ofruan 200 milionë euro rrogë në vit, sheikët marrin vendimin për Vinicius

- Bota Sot

I ofruan 200 milionë euro rrogë në vit, sheikët marrin vendimin për Vinicius

Sulmuesi brazilian Vinicius është prej disa muajsh një temë diskutimi në Arabinë Saudite. Klubet atje janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar lojtarin dhe në mediat spanjollë ishin publikuar lajme për një ofertë të çmendur që i ishte bërë atij në fundin e vitit 2024.

Asokohe, një klub i ofronte Realit 300 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa këtij të fundit një rrogë prej 200 milionë eurosh në vit. Ishin shifra marramendëse, për të bërë Vinicius lojtarin më të paguar në botë. Por që asokohe nuk mjaftuan për të bindur palët për transferimin.

Tani, pritej që klubi arab të bënte përsëri një hap para. Por me sa duket, gjithçka është shtyrë për vitin tjetër. Sipas “Cadena SER”, pjesa më e madhe e yjeve të futbollit botëror po refuzojnë ofertat nga Arabia Saudite, meqë ky është viti i Kupës së Botës dhe janë të fokusuar që të luajnë në nivelet më të larta për të qenë pjesë e aktivitetit me përfaqësueset përkatëse.

Ndaj edhe klubet arabe kanë hequr dorë nga shumë oferta, për të menduar që t’i bëjnë ato në vitin e ardhshëm, pas Botërorit, kur shumë futbollistë do të jenë më të gatshëm të pranojnë paratë para objektivave sportivë.



Read it all at Bota Sot