Kualifikimet për Champions, Shkëndija kërkon ta eliminojë edhe Qarabagun

- Bota Sot

Kualifikimet për Champions, Shkëndija kërkon ta eliminojë edhe Qarabagun

Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija, javën tjetër do ta ketë përballjen e radhës në kualifikimet për Champions League.

Skuadra nga Tetova, do ta zhvillojë ndeshjen e fazës së tretë kualifikuese kundër Qarabag FK.

Loja do të luhet në Shkup, të martën e 5 gushtit me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i drejtuar nga Jeton Beqiri, do të kërkojë të arrijë fazën finale të kualifikimeve të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

Shkëndija ka arritur sukses historik pasi që në fazën e dytë arriti ta eliminojë gjigantin rumun, Steauan nga Bukureshti.



Read it all at Bota Sot