Të shtunën, Granit Xhaka, debutoi me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren që “Macat e zeza” e zhvilluan kundër Real Betisit.
Xhaka, startoi nga minuta e parë duke e mbajtur shiritin e kapitenit, duke dhënë sinjale se ai do të jetë lojtar kyç në skuadër.
Edhe pse pësoi humbje, trajneri Regis Le Bris, tha se i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë ku, sipas tij, u panë shumë gjëra pozitive.
Dhe kështu qysh nga loja e parë e kapitenit të Zvicrës, u konfirmua roli i tij si shtyllë e mesfushës dhe lider në fushën e blertë.
Ndër të tjera, trajneri i dha vulë rreth asaj se mesfushori shqiptar do të jetë kapiten i skuadrës.