Egnatia dhe Dinamo City do të njihen nesër me rivalet e mundshme

- Bota Sot

Egnatia dhe Dinamo City do të njihen nesër me rivalet e mundshme

Pasi kanë njohur emrat e kundërshtarëve me të cilët do të luajnë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, Egnatia dhe Dinamo City kanë mësuar tashmë edhe oraret e ndeshjeve kur do të luajnë sfidat e tyre.

Të dyja skuadrat shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë. Kështu Egnatia në 7 gusht do të përballet me Olimpijan në stadiumin “Stožice” të Ljubjanës në ora 20:00. Takimi i kthimit do të luhet në “Arena Egnatia” më 14 gusht në ora 21:00. Dinamo City udhëton drejt Splitit, ku e pret Hajduku, sfidë kjo që do të luhet më 7 gusht në ora 21:00. Ndeshja e dytë është planifikuar të luhet në “Elbasan Arena” më 14 gusht në ora 20:45.

Të hënën UEFA ka vendosur të hedhë shortin për fazën play-off të këtij kompeticioni.

Ndaj 4 gushti do të jetë gjithsesi në vëmendje të skuadrave tona, për të mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen nëse vazhdojnë me tej. Kundërshtarë të Egnatias do të jenë vetëm ekipet kampione që janë eliminuar nga Liga e Kampioneve apo nga Liga e Europës. Por në favor ka faktin se në short hyn me një koeficientin të lartë prej 17.375 të Olimpija Ljubljanës, gjë që e vendos në vazon e ekipeve të forta.

Ndërsa Dinamo hyn në vazon e ekipeve të dobëta në shortin e raundit të play-off-it dhe rrezikon përballje me emra të mëdhenj si Fiorentina, Kristal Palas, Panathianoikos, Beshiktash etj.



Read it all at Bota Sot