FSHF organizon me sukses ndeshjet e raundit të parë të grupit 4

- Bota Sot

FSHF organizon me sukses ndeshjet e raundit të parë të grupit 4

Federata e Futbollit organizoi me sukses mini-turneun e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Women’s Champions League, që u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga data 30 korrik deri më 2 gusht 2025.

Në këtë turne u zhvilluan një ndeshje gjysmëfinale dhe finalja, që u luajt mbrëmjen e kaluar, duke përcaktuar ekipin që kualifikohet për në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Sfida finale mes ABB Fomget SK dhe FC Kiryat Gat u mbyll me fitoren e 1-3 të ABB Fomget.

FSHF përmbushi me sukses të gjitha detyrimet organizative të përcaktuara nga UEFA për këtë fazë të turneut, duke garantuar standarde të larta në organizim për ekipet pjesëmarrëse.



Read it all at Bota Sot