PSG gjen mbrojtësin e të ardhmes

- Bota Sot

PSG gjen mbrojtësin e të ardhmes

Bornmuth është shumë pranë shitjes së një mbrojtësi te PSG.

Ai është ukrainasi Ilija Zabarnji dhe është një 22-vjeçar i shpërthyer pikërisht në radhët e skuadrës angleze.

Kontaktet pozitive mes dy klubeve po sjellin realizimin e afërt me sukses të tratativës që ka nisur prej muajsh.

Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja personale mes lojtarit dhe PSG është arritur që në muajin maj. Ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, që do ta mbajë ukrainasin në Paris deri në 2030.

PSG ka ofruar 60 milionë euro, ndërsa Bornmuth kërkon 70 milionë euro. Mirëpo palët janë afër kompromisit për strukturën e bonuseve që do të mbyllin akordin.

Zabarnji shihet si shtyllë e re në mbrojtjen e PSG, veçanërisht pas pasigurisë rreth të ardhmes së Beraldos dhe nevojës për të përforcuar skuadrën pas triumfit në Champions. Presidenti Al-Khelaïfi është përfshirë personalisht në negociata për të shpejtuar finalizimin e akordit.



Read it all at Bota Sot