Jo më kot ishte më i miri i Superligës shqiptare.
Arinaldo Rrapaj vazhdon të jetë protagonist në Ukrainë, dhe e nisi sezonin e ri në mënyrë të shkëlqyer.
Mesfushori ofensiv 23-vjeçar pati një paraqitje shumë të mirë në javën e parë të Premier Ligës ukrainase, në një ndeshje që u kurorëzua me fitore.
Suksesi për ekipin e tij, Kolos Kovalivka, ishte 2-1, ndërsa rivali përballë e kishte emrin Krivbas.
Rrapaj ishte autori I asisteve për të dy golat, shënuar në minutat 14 dhe 71.
Fillimisht, në minutën e 14-të, futbollisti kuqezi harkoi nga goditja e dënimit, dhe mbrojtësi Burda shënoi golin e parë për Kovalivkën këtë sezon.
Vlonjati vazhdoi simfoninë e tij në minutën e 71-të, duke ndihmuar shokun e ekipit, Elias, që të dyfishonte rezultatin.
Ish-lojtari i Partizanit u zëvendësua në minutën e 75-të, duke shkëmbyer vendet me shqiptarin nga Kosova, Albin Krasniqi, e më parë kishte marrë një karton të verdhë.
Sezonin e kaluar, ai shënoi një gol e shërbeu 3 asistë në 13 ndeshje në Premier Ligën e Ukrainës.