Nuk i ndahen humbjet Steaua-s së Bukureshtit.
Dje pësoi humbje me rezultat 4:3 nga Dinamo e Bukureshtit në kuadër të kampionatit rumun.
Presidenti i klubit Steaua, Gigi Becali, thotë se dështimi në derbin me Dinamon e bën të dyshojë se klubi i tij mund të përsërisë performancën e sezonit të kaluar në kupat evropiane.
Steaua do të përballet me kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit, në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues të Europa League.
"Në këtë kohë, kam frikë nga çdo ndeshje. Le të shohim nëse do të arrijmë në fazën eliminatore këtë vit.
Gjatë viteve të kaluara, kishim guxim. Tani jam tashmë i shqetësuar. Jemi të bllokuar! Vitin e kaluar luanim me ekipin e dytë sepse kështu zgjodhëm, por këtë vit thonë se duan të luajnë për të pasur ritëm", tha Gigi Becali për” Prima Sport”.
Ndeshja mes Steuas dhe Dritës luhet të enjten (19.30) në Bukuresht.