I refuzon të gjithë

- Bota Sot

I refuzon të gjithë

Brahim Diaz ka mbyllur që tani çdo diskutim. Futbollisti i cili festoi sot 26-vjetorin, nuk do të dëgjojë asnjë lloj oferte që i vjen nga klube të tjera, edhe pse te Reali nuk ka minuta të sigurta nën drejtimin e Çabi Alonsos.

Lojtari ishte kërkuar me ngulm nga Fenerbahçe e Murinjos, por që në start, ai u përgjigj negativisht, duke bërë të ditur se nuk kishte synimë të shkonte në Turqi, pavarësisht ofertës ekonomike.

Edhe pse në Botërorin e Klubeve ai nuk kishte rol protagonisti, sulmuesi i Realit insistoi të mbetej pjesë e “los blancos”.

Sipas “Marca”, e njëjta përgjigje i ka shkuar në ditët e fundit edhe Benfikës, skuadrës së radhës që interesohej për të e ishte gati t’i besonte një fanellë titullari. Mesazhe të qarta të futbollistit i cili përkundër asaj që mendohet, është i lumtur edhe si zgjedhje e dytë dhe pret që të ulet në tavolinën e bisedimeve për rinovimin me Realin.

Edhe klubi duket i kënaqur me këtë zgjidhje të lojtarit të cilit i përfundon kontrata në vitin 2027, ndaj pritet që brenda një periudhë të shkurtër, marrëveshja e re mes palëve të zyrtarizohet.



Read it all at Bota Sot