Al-Nassr nuk di të ndalet

- Bota Sot

Al-Nassr nuk di të ndalet

Pas transferimit të Joao Felix, për të cilian paguan 30 milionë euro direkt dhe 20 milionë euro të tjera do paguhen në formë bonusesh, Al-Nassr ka dërguar ofertë zyrtare për një tjetër emër të njohur.

Objektivi i radhës i klubit saudit është Darwin Nunez. Oferta e tyre për sulmuesin amerikano-latin është plot 70 milionë euro, shifër e vendosur nga Liverpool për kartonin e tij. Al-Nassr e sheh uruguianin si një përforcim ideal për sulmin e tyre dhe mbi të gjitha për projektin ambicioz që kanë, ku synojnë të fitojnë trofetë kryesor për sezonin e ri.

Në anën tjetër, Liverpool është e gatshme të pranojë ofertën e Al-Nassr, por ende nuk dihet çfarë ka vendosur lojtari, duke ditur që për të ka interes edhe nga shumë klube elitare në Europë.

Por, deri tani oferta më konkrete dhe zyrtare është kjo e Al-Nassr, të tjerat janë refuzuar nga Liverpool, pasi janë shumë larg shumës që kërkon klubi i kuq.



Read it all at Bota Sot