Sioni ka marrë një fitore të thellë me rezultat 4-0 në shtëpi ndaj Luganos në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit zviceran.
Ishte kjo një tjetër përballje me plotë futbollistë shqiptarë në fushë, me Kreshnik Hajrizin, Benjamin Kolollin dhe Rilind Nivokazin në anën fituese.
Tek Lugano u paraqitën Amir Saipi, Ezgjan Alioski dhe Uran Bislimi.
Në fitoren e Sionit nuk mungoi kontributi i Benjamin Kolollit i cili realizoi në minutën e 60-të për 3-0, teksa edhe Nivokazi gjeti rrugën e rrjetës duke realizuar në minutën e 80-të për rezultatin përfundimtar 4-0.
Kololli u paraqit në këtë ndeshje për 66 minuta, teksa Nivokazi u zëvendësua në minutën e 81-të.
Kreshnik Hajrizi në ndërkohë si lider i fazës së mbrojtjes tek Sioni e kompletoi ndeshjen.
Tek Lugano në anën tjetër Alioski po ashtu luajti 90 minuta, ndërsa Bislimi u zëvendësua pas 60 minutash lojë./Telegrafi.