Porto befason tifozët në miqësoren ndaj Atletico Madrid

- Bota Sot

Porto befason tifozët në miqësoren ndaj Atletico Madrid

Porto po përballet me Atletico Madrid në një ndeshje miqësore e cila po luhet në “Estadio do Dragao”.

Pak para se të fillonte ndeshja, klubi portugez ka befasuar jo pak tifozët duke prezantuar zyrtarisht transferimin e tyre më të ri.

Luuk de Jong u prezantua para tifozëve të Porto-s, si lojtari më i ri i ‘Dragojve’, ku do mbajë fanellën me numrin 26. Askush nuk e dinte për transferimin e tij, derisa holandezi u shfaq para lojtarëve të ekipit që kishin dalë në fushë dhe ishin gati për ndeshjen. Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, Porto po fiton 1-0.

Sulmuesi holandez Luuk de Jong transferohet si lojtar i lirë te Porto, pas 3 vitesh te PSV Eindhoven, ku së fundmi fitoi dhe titullin kampion. Në sezonin e kaluar, 34-vjeçari shënoi 18 gola dhe dha 13 asiste në 47 ndeshje në të gjitha garat.

Më parë, ai ka qenë edhe pjesë e La Ligës, ku ka veshur fanellën e Sevilla dhe të Barcelonës, ku ishte i huazuar për një sezon.



Read it all at Bota Sot