Shqiptari dhe serbi, kryesojnë listën e shënuesve në Bosnjë

- Bota Sot

Shqiptari dhe serbi, kryesojnë listën e shënuesve në Bosnjë

Futbollisti Agon Elezi sot ka treguar cilësitë e tija në fanellën e Sarajevës.

Elezi ka shënuar dy gola në barazimin me rezultat 4:4 ndaj Radnikut të Bjelinës, në ndeshjen e javës së 2-të të Kampionatit të Bosnjës dhe Hecegovinës. 

Karakteristikë është se një shqiptar dhe një serb kryesojnë listën e shënuesve me nga dy gola, Elezi, serbi Cumiç (Radnik), pasojnë Jellaviq (Zrinjski), Juriçiq (Borci) e Vukoviq (Borci).

“Një ndeshje fantastike për Sarajevën. Pas golit debutues të Elezit në minutën e 16-të (1:0 )për Sarajevën në ndeshjen kundër Radnikut, në pjesën e dytë lojtari i kombëtares sonë hyri në listën e golashënuesve për herë të dytë pasi shënoi në minutën e 52-të për 2:0”, shkruan mediumi maqedona “Sportsport”.

Sarajeva zhgënjeu si vendas.



Read it all at Bota Sot