Antony, i cili është jashtë planeve te Manchester United, raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u ribashkuar me Cristiano Ronaldon duke hedhur poshtë një ofertë nga Al-Nassr.
Sipas gazetës Sport, klubi arab ka shprehur interes për të nënshkruar me brazilianin, por lojtari 25-vjeçar ‘refuzon të dëgjojë’ për ofertën e majme nga Arabia Saudite.
Antony, i cili luajti përkrah Ronaldos te United në vitin 2022, më parë ka refuzuar edhe ofertat nga klubet braziliane Botafogo dhe Sao Paulo, pasi ai ka bërë të qartë se dëshiron një destinacion të vetëm.
Raporti shton se ish-lojtari i Ajax-t nuk është i gatshëm të bashkohet me asnjë klub tjetër përveç Real Betis, ku kaloi me shumë sukses pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar, dhe është madje i gatshëm të pranojë një ulje page për të realizuar transferimin.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse skuadra spanjolle do të mund të përballojë çmimin prej 30 milionë që kërkon Manchester United.
Antony, i cili shënoi nëntë gola dhe dha pesë asistime në 26 ndeshje për Betis, duke ndihmuar klubin të përfundojë në vendin e gjashtë në La Liga dhe të arrijë finalen e Ligës së Konferencës mund të rikthehet në skuadrën e parë të trajnerit Ruben Amorim, nëse Manchester United nuk arrin ta shesë gjatë kësaj vere.