Skuadra e Hajdukut të Splitit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Istrës.
Në hapje arkëtuan tre pikë por më shumë vështirësi.
Futbollisti shqiptar, Adrion Pajaziti, u paraqit titullar duke dhënë kontribut në fitoren e madhe.
Për Hajdukun realizuan Benrahou (45+4 – nga penalltia) e Karaçiç (85) dhe për udhëtuesit Prevljak (48).
Talenti Ron Raçi nuk u paraqit asnjë minutë por ishte në bankën e Hajdukut.