Dy vajza janë arrestuar shkaku i xhirimit të një videoje përballë një depoje karburanti që po merrte flakë në Adler, Socchi.
Darya, 21 vjeçe, dhe Karina, 19 vjeçe, videos së publikuar në rrjetet sociale, ku pozojnë përballë një zjarri të madh dhe në sfond dëgjohet muzika, ia panë sherrin.
Autoritetet policore të shtetit rus, pasi videoja u bë virale, kanë arrestuar ‘influencerën’.
Më herët, Ministria e Brendshme e Socchit njoftoi se ishin në kërkim të “zoomers-eve të pamatura” që kishin xhiruar videon në vendngjarje, duke deklaruar se “veprimet e tyre do të vlerësohen ligjërisht dhe do të ndëshkohen”.
Ndryshe, dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi, të tipit vetëvrasës, kanë vazhduar të sulmojnë në mënyrë të përsëritur një depo të madhe karburanti në qytetin bregdetar të Socchit, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Ndryshe, gjatë 48 orëve të fundit, janë shënuar disa goditje të drejtpërdrejta mbi rafineritë e naftës dhe depot e karburantit në zona të ndryshme të territorit rus, duke dëmtuar furnizimin lokal dhe duke rritur pasigurinë për stabilitetin energjetik në rajonet jugore të vendit.